Raporti i SHISH: Ka të dhëna se organizata humanitare favorizojnë trafikun

14 Qershor 2020 | 08:14

Prej ditësh në rrugët e vendit shihet një shtim i emigrantëve të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Rruga ballkanike vijon të mbetet linjë e rëndësishme për emigracionin ilegal që shkon drejt Evropës. Në këtë kuadër, Shqipëria vijon të mbetet vend tranzit për kalimin e emigrantëve të paligjshëm.

Referuar statistikave zyrtare të Ministrisë së Brendshme, për vitin 2019 në territorin e Shqipërisë janë kapur nga autoritetet shtetërore shqiptare 11886 emigrantë të paligjshëm nga të cilët 6677 prej tyre kanë kërkuar azil.

Por, shtimi me ritme galopante të emigrantëve të paligjshëm në vendin tonë nga viti në vit, ka bërë që vendi ynë të jetë jo vetëm tranzit për personat që kërkon t’i largohen luftërave, por edhe elementëve terroristë. Të paktën ky është konstatimi i bërë nga raporti i Shërbimit Informativ Shtetëror për vitin 2019.

Sipas dokumenti të agjencisë së inteligjencës, “nuk përjashtohet mundësia e shfrytëzimit të kësaj rruge, me dokumente false të siguruara nga krimi i organizuar, për infiltrim operativësh terroristë me synim kalim transit drejt vendeve perëndimore dhe testim të përdorimit të kësaj rruge nga terroristët”.

Krahas kësaj, SHISH nënvizon se ka të dhëna për favorizim të emigracionit të paligjshëm nga organizata të deklaruara si humanitare, të cilat organizojnë trafikun e klandestinëve nga Turqia drejt Greqisë, Shqipërisë dhe më pas drejt Evropës Perëndimore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026