Inflacion rekord, cilat vende në Evropë po goditen më keq?
Inflacioni në Britaninë e Madhe u rrit më shumë se sa pritej në tetor, duke arritur në 11.1 për qind, niveli i tij më i lartë që nga viti 1981.
Kjo krahasuar me inflacionin prej 10.1 për qind në shtator, tha të mërkurën Zyra për Statistikat Kombëtare.
Rritja u nxit kryesisht nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit, me 24 për qind nga viti në vit, pavarësisht një kufiri të qeverisë, dhe nga çmimet e ushqimeve, me 16.4 për qind.
Në eurozonë, inflacioni vjetor pritet të ketë arritur një rekord të ri prej 10.7 për qind në tetor, nga 9.9 për qind në shtator, sipas vlerësimit të fundit të organit të statistikave të bllokut Eurostat.
Më shumë se gjysma e vendeve të eurozonës shënuan norma inflacioni dyshifror në tetor, duke përfshirë Gjermaninë (11.6 për qind), Belgjikën (13.1 për qind) dhe Holandën (16.8 për qind). Franca tregoi normën më të ulët, me 7.1 për qind.
Italia pa rritjen më të madhe mujore të çmimeve, me një rritje të inflacionit nga 9.4 për qind në shtator në 12.8 për qind në tetor.
Çmimet e energjisë ishin përsëri nxitësit kryesorë të inflacionit të eurozonës, me një rritje prej 41.9 për qind nga viti në vit, krahasuar me 40.7 për qind në shtator dhe 38.6 për qind në gusht.
Çdo cep i kontinentit po përballet me çmime në rritje, me rikthimin e pritshëm ekonomik të Evropës nga pandemia e koronavirusit që pengohet nga një sërë faktorësh.
LEXONI GJITHASHTU:
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit