Inflacion rekord në Eurozonë për shkak të luftës në Ukrainë

31 Maj 2022 | 19:27

Inflacioni në 19 vendet që përdorin monedhën e përbashkët të euros preku rekordin prej 8.1% në muajin maj nga rritja e kostos së energjisë, e nxitur pjesërisht nga lufta në Ukrainë.

Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat, inflacioni ka kaluar kështu rekordin e kaluar prej 7.4% i arritur në mars dhe prill.

Çmimet e energjisë u rritën 39.2 për qind, duke treguar se si lufta e shoqëruar me problemet globale të furnizimit po e bëjnë jetesën më të shtrenjtë për 343 milionë banorët e Eurozonës.

Edhe çmimet e ushqimeve u rritën 7.5 për qind, një tjetër shenjë se lufta po ngre çmimet në mbarë botën, pasi Rusia dhe Ukraina janë furnizuesit kryesorë të globit me drithëra.

Çmimet për produkte si veshjet, aparaturat, automjetet, kompjuterët dhe librat u rritën 4.2%. Ndërsa çmimet e shërbimeve 3.5.

“Po flasim për nevojën për të mbrojtur shtresën më të cënueshme, për njerëzit që janë në vështirësi ekonomike. Nevoja për mbrojtje sociale duhet të kthehet në faktor të mënyrës së reagimit të qeverive. Ne po kërkojmë dialog dhe bashkimin e qeverive, punëdhënësve dhe punëtorëve për të gjetur zgjidhjen e duhur në një situatë shumë të vështirë. Vetëm kështu arrihet një zgjidhje legjitime dhe e pranueshme”, tha Guy Ryder, nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.

Sipas Eurostat, bëhet fjalë për nivelin më të lartë të inflacionit që prej vitit 1997. Shifrat e fundit rrisin presionin ndaj Bankës Qendrore Evropiane për të rritur normat e interesit nga nivelet ultra të ulëta, me qëllim kontrollin e rritjes së çmimeve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026