Iniciativa “Ballkani i Hapur” përçon mesazh të rrezikshëm, thotë zv. kryeministrja e Kosovës
Zv. kryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla e cilëson nismën rajonale “Ballkan i Hapur” si të rrezikshme pasi përmes saj krijohet përshtypja se rajoni ka alternativë tjetër përveç integrimit në Bashkimin Evropian.
Në një konferencë të përbashkët me homologun e saj në Shkup, ministrja e Jashtme dhe Diasporës tha se nuk ka nevojë për nisma rajonale.
Një ditë pasi Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për nismë rajonale, e njohur si minishengeni ballkanik por që dje u emërua si “Open Ballkan”, ministrja e Jashtme e Kosovës ka treguar edhe njëherë qëndrimin e qeverisë në kundërshtim të kësaj nisme.
“Krijohet përshtypja sikur përçohet mesazhi sikur kemi alternativë ndaj rrugës sonë të përbashkët si rajon drejt BE-së. Përçimi i këtij mesazhi është më i rrezikshëm se sa vetën vonesat në integrimin evropian”, tha Gërvalla.
Ajo ka përmendur procesin e Berlinit në të cilin janë pjesë të gjitha vendet e rajonit, për çka ka thënë se hapja e nismave paralele nuk paraqet diçka të re.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta