Iniciativa e “Minishengen”, LVV Shqipëri: Ideuar nga Serbia për të dominuar Ballkanin Perëndimor

29 Qershor 2021 | 16:48

Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Shqipëri ka reaguar lidhur me takimin e mbajtur sot mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

LVV e cilëson iniciativën për “Minishengen-in” si projekt kundër shqiptarëve dhe duke e quajtur “Zona e Novi Sadit”, nisur edhe nga takimi i parë i mbajtur në këtë qytet për realizimin e idesë.

Për LVV, kjo nismë mbështetet vetëm nga tre vendet të Ballkanit Perëndimor ndërsa Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina janë kundër. Sipas qendrës së LVV-së në Shqipëri, ideja e “Minishengen-it” ka pasoja politike dhe ekonomike që nuk janë në interesin kombëtar të shqiptarëve, por do të fuqizojnë akoma edhe më shumë rolin dominant të Serbisë në rajon.

“Shqipëria nuk mund të zbatojë projekte rajonale duke u sjellë sikur Kosova nuk ekziston. Jemi dy shtete të të njëjtit komb dhe duhet të veprojmë të koordinuar ngushtë në bazë të interesave kombëtare. Minishengeni është ideuar dhe krijuar nga Serbia me synimin e qartë për të dominuar ekonomikisht dhe politikisht gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Pikërisht në këtë projekt të Serbisë e ka futur Shqipërinë Kryeministri Edi Rama, duke e hapur vendin tonë jo vetëm ndaj ndikimit të Serbisë por edhe ndaj atij të Rusisë”, thuhet në reagimin e LVV qendra Shqipëri.

Sipas LVV, këtë ide e mbështesin edhe një pjesë e vjetër e administratës Trump, duke iu referuar konkretisht ish-të dërguarit Special për dialogun Serbi-Kosovë, Richard Grenell, të cilin e konsiderojnë edhe si filo-serb.

“Përfaqësuesit që mbështesnin projektet e vjetra të padrejta dhe të rrezikshme për Ballkanin, si ish-Ambasadori Richard Grenell, nuk kanë më peshë vendimmarrëse për rajonin tonë. Për më tepër, z. Grenell u diskreditua edhe më shumë ditën e djeshme në sytë e publikut të gjerë duke shtrembëruar historinë dhe duke nderuar “martirët e shenjtë serbë” në “festën e Vidovanit”, të cilën Serbia e keqpërdor për të mohuar të drejtën e popullit shqiptar për vetëvendosje. Hipokrizia e z. Grenell del edhe më shumë në pah kur kujtojmë faktin se kur ishte në pushtet deklaronte se nuk duhet të merremi me historinë”, përfundon deklarata.

LEXONI GJITHASHTU:

Rama, Vuçiç dhe Zaev thirrje të përbashkët BE dhe SHBA për të mbështetur Ballkanin Perëndimor

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026