Inspektimi i impiantit bërthamor mund të rivendosë sigurinë, thotë Zelenski
Presidenti i Ukrainës, Volodmir Zelensk tha se një vizitë e inspektorëve ndërkombëtarë në centralin bërthamor të Zaporizhias, do të bëjë të mundur rivendosjen e sigurisë në vend.
Por ai shtoi se detajet specifike të misionit janë ende duke u diskutuar.
“Me këtë mision, mund të fillojë rivendosja e sigurisë së plotë në impiantin bërthamor të Zaporizhias dhe në Enerhodar”, u shpreh Zelenski.
Sipas tij, nëse shantazhi rus mbi radioaktivitetin vazhdon, kjo verë mund të hyjë në historinë e vendeve të ndryshme evropiane si një nga më tragjikët e të gjitha kohërave.
Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se zyrtarëve të OKB-së do t’u jepet leje të inspektojnë impiantin bërthamor në Zaporizhia.
Kremlini e bëri njoftimin pas një bisede telefonike mes Putin dhe homologut francez Emmanuel Macron.
LEXONI GJITHASHTU
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta