ILD kërkon shkarkimin e prokurores së Dibrës Belina Zeneli
Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon shkarkimin e prokurores së Dibrës Belina Zeneli, pasi ka lënë pa zgjidhje disa procedime penale.
Nga hetimet rezulton se ajo nuk i ka dhënë zgjidhje ligjore 33 procedimeve penale dhe nuk ka kryer verifikime për 300 kallëzime, sipas njoftimit të ILD.
Zeneli në vitin 2014 mori vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra.
Hetimi disiplinor nga ILD nisi pas ankesës nga prokurori i përgjithshëm Olsian Çela.
Kërkesa e ILD pritet të shqyrtohet nga Këshilli i Lartë i Pprokurorisë, që merr edhe vendimin.
Prokurori i Përgjithshëm u ankua edhe për 2 prokurore të tjerë të Dibrës, por sipas ILD provat për to ishin te pamjaftueshme.
Kjo është kërkesa e 21-të e ILD për masë disiplinore ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, në një periudhë 2-vjeçare që pas ngritjes së tij si një nga institucionet e reja të reformës ne drejtësi.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta