Integrimi në BE, Hohmann: Muajt e ardhshëm, thelbësorë për perspektivën evropiane

15 Gusht 2022 | 20:30

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann është takuar këtë të hënë me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. Në mesazh e saj, Hohamann thotë se pas çeljes së negociatave, muajt e ardhshëm do të jenë thelbësorë për perspektivën europiane të vendit.

Pak javë pasi ka mbërritur në Shqipëri, Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Christiane Hohmann është takuar me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hohmann shkruan se SHBA dhe BE do të punojnë së bashku për rrugëtimin e Shqipërinë në familjen europiane.

“Si një partnere e rëndësishme në Shqipëri, mezi pres të punojmë së bashku për të mbështetur vendin në rrugën drejt BE-së. Pas mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare, muajt e ardhshëm do të jenë thelbësorë për perspektivën evropiane të Shqipërisë”, tha Christiane Hohmann ambasadore e BE në Shqipëri.

Pas takimit, edhe ambasadorja Yuri Kim reagoi në rrjetet sociale duke thëne se SHBA mirëpret të punojë me BE për integrimin e plotë të Shqipërisë në BE.

“Shtetet e Bashkuara janë të gëzuara që negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian kanë nisur zyrtarisht. Ne mirëpresim që të punojmë ngushtë me ekipin e BE për të mbështetur përpjekjet e popullit dhe qeverisë shqiptare, përfshirë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi”, u shpreh ambasadorja e SHBA.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë

Protesta qytetare kundër qeverisë Rama dhe projektit në Zvërnec vijon ditën e 43-të të saj. Qindra qytetarë janë mbledhur në bulebardin përpara Kryeministrisë. Pjesëmarrësit në...
20:10 | 12/07/2026

PD bojkoton edhe seancën e nesërme të Parlamentit: Plotësoni kërkesat e protestuesve

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë as në seancën plenare të nesërme të Kuvendit. Vendimi u është komunikuar deputetëve të grupit parlamentar përmes...
19:30 | 12/07/2026

Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë: Faleminderit Edi Rama dhe Shqipërisë

Ka ardhur reagimi i parë i Kanye West pas koncertit të mbajtur mbrëmjen e djeshme në “Eagle Stadium” në Tiranë. Përmes një postimi në platformën...
17:54 | 12/07/2026