Intensifikohen sulmet ukrainase në Krusk, zonat perëndimore ruse rrisin masat

14 Gusht 2024 | 10:39

Autoritetet në rajonin Belgorod në perëndim të Rusisë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme rajonale, pasi forcat ukrainase janë duke çarë përpara në inkursionin e tyre në rajonin fqinj, Kursk.

“Gjendja në rajonin tonë Belgorod mbetet tejet e vështirë dhe e tensionuar”, shkroi në telegram guvernatori i këtij rajoni, Vyacheslav Gladkov.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës po kryejnë granatime ditore. Shtëpi janë dëmtuar dhe civilë janë vrarë dhe plagosur”, shtoi ai.

Më herët, Belgorodi njoftoi evakuimin e mijëra civilëve nga qarqet në kufi me Ukrainën dhe me rajonin e Kurskit. Moska e ka deklaruar një “operacion antiterrorist” në rajonet Kursk, Belgorod dhe Briansk.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të mërkurën se 37 dronë ukrainas janë “shkatërruar” mbi rajonin e Voronezhit, disa qindra kilometra në jugperëndim të Moskës.

Guvernatori rajonal i Voronezhit, Aleksandr Gusev, tha se nuk u raportua për viktima, por disa ndërtesa banimi janë dëmtuar.

Ministria tha se në përgjithësi 117 dronë dhe “katër raketa taktike” janë lëshuar kundër Rusisë gjatë natës, përfshirë 37 që raportohet se u “shkatërruan” mbi rajonin e Kurskit.

Nuk është e mundur të verifikohen pretendimet nga fushëbetejat.

Forcat ukrainase e filluan një inkursion befasues në rajonin e Kurskit më 6 gusht dhe i kanë kapur rreth 1.000 kilometra katror territor dhe qendra të shumta banimi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026