Inter e nis me fitore, zikaltrit mposhtën 4-3 Fiorentinën në ndeshjen e parë të sezonit

27 Shtator 2020 | 07:26

Interi e ka nisur sezonin e ri të Serisë A me një fitore dramatike. Të shtunën në mbrëmje, zikaltrit kanë mundur 4-3 Fiorentinën në San Siro, në një ndeshje pa praninë e tifozëve, por që ka dhuruar spektakël. Ekipi vjollcë kaloi në avantazh që në minutën e tretë të takimit me anë të sulmuesit Kuame.

Rezultati u barazua në sekondat e fundit të pjesës së parë me anë të sulmuesit argjentinas, Lautaro Martinez. Pjesa e dytë e takimit dhuroi 5 gola, me miqtë që ishin tri minuta larg sigurimit të tri pikëve.

Tri pikë që i kanë shkuar Interit falë dy golave të realizuar në harkun e dy minutave nga Lukaku dhe D’Ambrosio. Për zikaltrit debutoi edhe blerja më e re, mesfushori Arturo Vidal.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026