Inter kërkon Kumbullën, lojtari i përfaqësueses shqiptare shihet si njeriu i duhur për mbrojtjen

1 Qershor 2020 | 07:57

Pasi mbushi arkat më shitjen e Mauro Icardit, tashmë Interi është hedhur në sulm për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri.

Një ndër objektivat e zikaltërve është edhe mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, Marash Kumbulla i cili aktivizohet me Veronën.

Kumbulla ka dhuruar paraqitje fantastike në Serinë A duke marrë vlerësime të herëpashershme si nga mediat italiane ashtu edhe nga opinion sportiv, për këtë arsye zikaltërit e duan në skuadër.

Për mbrojtësin Verona kërkon të paktën 25 milionë euro, një shifër që Interi është gati ta paguajë duke parë edhe aftësitë e tij.

Një futbollist që ofron garanci e siguri në prapavijë, që ia ka dalë që t’i bëjë ballë emrave si Dybala, Lukalu apo Cristiano Ronaldo, Kumbulla duket lojtari perfekt për formacionin e Antonio Contes, që aplikon skemën më tre mbrojtës pasi edhe tek skuadra e tij aktuale Verona përdorin të njëjtin modul loje.

Interi nuk është i vetmi klub i interesuar për lojtarin e përfaqësueses sonë, pasi në të shkuarën për të kanë shfaqur interes edhe ekipe si Juventus apo Lazzio.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026