Inter Miami refuzon ofertat për Lionel Messin, 38-vjeçari nuk shitet

8 Nëntor 2025 | 13:14

Lionel Messi është lojtari kryesor i Inter Miamit dhe për asnjë vlerë apo arsye nuk do të shitet, edhe pse interes ka pasur nga skuadra të njohura në Evropë.

38-vjeçari po kalon një periudhë pozitive në MLS, aty ku duket se do të pensionohet, megjithatë kjo nuk i ndalon ekipet e ndryshme të ëndërrojnë transferimin e tij.

Sipas informacionit të publikuar së fundmi, Chelsea, Benfica dhe Galatasaray tentuan të sigurojnë shërbimet e argjentinasit në janar, por u refuzuan nga Inter Miami.

Një kontratë afatshkurtër ishte gati për mëngjarashin, i cili vitin e ardhshëm do të marrë pjesë në një tjetër Kupë Botërore.

Chelsea dhe dy skuadrat e tjera shprehën dëshirën për të afruar Messin me një kontratë deri në fund të sezonit, por ideja u hodh poshtë menjëherë nga drejtuesit e Inter Miami, mes tyre edhe David Beckham, i cili e bindoi lojtarin të zgjidhte MLS.

Mbetet për t’u parë në vijim nëse Messi do të synojë një tjetër skuadër, pasi duhet të jetë në formë për Kupën e Botës.

Formati i MLS mund t’i prishë pak punë rekordmenit të Topit të Artë, pasi në rast eliminimi në Play-Off do të qëndrojë 2-3 javë larg fushave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026