Inter mposht Beneventon, zikaltrit fituan në shifrat 2-5, Lukaku realizon dy-golësh
Interi arriti të fitonte në ndeshjen e dytë të serisë A përballë Beneventos me rezultatin e thellë 5 me 2.
Një ndeshje e mirë e zikaltërve që tregojnë se po kalojnë një moment pozitiv edhe pse kundërshtari që kishin përballë nuk ishte i një niveli të lartë që mund të tregonte edhe forcën e vërtetë të ekipit të drejtuar nga Antonio Conte.
Shkëlqeu me dy gola Lukaku, ndërsa skuadra u kompletua nga Hakimi, Galiardini dhe Lautaro Martinez.
Ndryshe nga takimi i javës së shkuar përballë Fiorentinës tekniku Conte kishte bërë ndryshime të shumta në formacion duke aktivizuar nga minuta e parë emra si Hakimi, Vidal, Sensi, Sanchez dhe Galiardini, duke lënë në stol të tjerë emra si Barrela, Brozovic, Martinez apo Eriksen.
Një tregues ky, që Interi i këtij sezoni mbase nuk ka shumë ndryshime në filozofi por ka alternativa të shumta në stol që mund të zgjidhin ndeshjen ashtu siç ndodhi ndaj Fiorentinës ku me anë të zëvendësimeve skuadra arriti të përmbyste shifrat nga 3-2 në 3-4
Megjithatë skuadra po has probleme në fazën mbrojtëse pasi në vetëm dy ndeshje ka pësuar pesë gola që janë vërtetë shumë për një skuadër që synon titullin kampion në serinë A.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta