Inter-Real dhe Milan-Liverpul, eklipsohen nga Lionel Messi
Të mërkurën në mbrëmje do të luhen dy supersfidat e vlefshme për fazën e Grupeve të Ligës së Kampionëve, ku kampionët e Italisë, Interi do të presë në Milano ekipin e Real Madridit, ndërsa Liverpul pret Milanin, në rikthimin e kuqezinjve në këtë kompeticion pas 7 vitesh mungesë.
Simone Inzaghi, në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve me Interin, ka treguar se ka ide të qarta. Zikaltrit, të mbështetur nga tifozët e tyre, duhet të përpiqen të luajnë një ndeshje ofensive dhe të kërkojnë golin. Në konferencën për shtyp, trajneri i kampionëve italianë shpërndau optimizëm.
“E kaluara mbetet e kaluar, përfshi edhe përballjet e sezonit të kaluar ndaj Realit. Kemi një shans të shkruajmë historinë tani. Të mërkurën luajmë ndeshjen tone të pare. Është një grup I forte, por shpresojmë dhe dëshirojmë të kalojmë në fazën e ardhshme”, tha Inzaghi.
Real Madrid vjen në këtë duel me disa mungesa të rëndësishme si Kroos, Bale, Marcelo dhe Mendy.
Kampionët në fuqi të Italisë nuk kanë mundur të kalojnë fazën e grupeve në tre edicionet e fundit të këtij kompeticioni. Po këtë të mërkurë luhet dhe sfida mes Liverpul dhe Milan, me kuqezinjtë që rikthehen në këtë kompeticion pas 7 vitesh mungesë. Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool, e ka vlerësuar ekipin italian që do të përballet me skuadrën e tij në Champions League.
“Kam më shumë parasysh dy finalet e Champions League, por unë ju them se Milan-Liverpool është një sfidë gjithmonë e domosdoshme për t’u parë në Europë. Milani nuk ka luajtur në Champions prej vitesh, por në 18 muajt e fundit është paraqitur mirë. e kanë nisur mirë sezonin dhe do të jetë e vështirë për ne. Është një sfidë e bukur, një prej disa të tillave në Champions League. Grupi është i vështirë. Nuk mendoj se ndonjë ka thënë grup i shkëlqyeshëm në lidhje me shortin. Është e vështirë dhe kjo duket. Atletico dhe Porto janë ekipe eksperte dhe gjithmonë luajnë në Champions. Milani ka histori të madhe. Me pak fjalë një grup Championsi”, tha Klopp.
Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë i pranishëm në takimin në “Anfield Road”. Sulmuesi suedez është ndalur për shkak të një inflamacioni në tendinën e Akilit. 40-vjeçari u kthye në fushë të dielën kundër Lazios për herë të parë, pasi pësoi dëmtimin e gjurit në maj, duke gjetur gjithashtu rrugën e golit.
Pavarësisht këtyre super dueleve, vëmendja e shumë tifozëve mbrëmje ne së mërkurës do të jetë në ndeshjen Club Brugge dhe PSG, ku pritet debutimi i Lionel Messi në Ligën e Kampionëve me ekipin francez.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta