Inter udhëheq Kampionatin Italian, regjistron fitoren e 12-të sezonale
Ekipet e kreut në Itali kanë regjistruar fitore, duke bërë që diferenca e pikëve mes tyre të jetë minimale, e bëhet fjalë për Interin, Milanin, Napolin dhe Juventusin, me bardhezinjtë që po ashtu janë afruar së tepërmi me vendet e para.
Të dielën fitore regjistruan Interi, Milani dhe Napoli, ndërsa dueli mes Bolonjës dhe Sasuolos u mbyll në barazim 1-1.
I pari që mori 3 pikët ishte Milani në mesditë që likuidoi Veronën në shtëpi. Një duel i dominuar nga të besuarit e Masimiliano Alegrit të cilët realizuan 3 herë në portën e kundërshtarit. Pulisica zhbllokoi shifrat e pas tij dopieta e Nkunku i dha fitoren Milanit, që e vendosi në vendin e parë, por jo për shumë gjatë.
Kjo pasi Interi në mbrëmje fitoi ndaj Atalatnës në transfertë. Një gafë e kapitenit të kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti i dha avantazhin zikaltërve që realizuan me kapitenin Lautaro Martinez. 0-1 dhe Inter ruan kreun me 36 pikë, 1 më tepër se Milan e 2 më shumë se Napoli. Kampionët në fuqi po ashtu siguruan fitore ndaj Cremonese. Heroi i Antonio Conte ishte danezi Rasmus Hojlund që realizoi të dy golat e këtij ballafaqimi.
Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave për bastet online
Kepi i Gjelbër shkruan historinë në Kupën e Botës, kualifikohet bashkë me Spanjën në fazën me eliminim direkt
Belgjika shkatërron Zelandën e Re, siguron kreun e Grupit G me “manita”
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 12:55 “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë
- 12:12 Rama shpërndan pamjet! Reagon për Banjat e Bënjës: Histeri digjitale dhe manipulim i realitetit