Interi nuk di të fitojë, Juventus thellon krizën
Interi ka pësuar humbjen e tretë në kampionat në shtatë javë të luajtura, duke konfirmuar se është në krizë të plotë. Të besuarit e Simone Inzagit u mposhtën nga Udinese me rezultatin 3-1.
Një ndeshje e cila ishte deri diku e barabartë, madje me zikaltrit që shënuan të parët me Barelën. Në minutat në vijim gjithçka u përmbys. Interi e nisi sezonin me synimin kryesor Skudeton, por duket se është shumë larg.
Një nisje e tillë e kampionatit, me këto disfata nuk I ndodhte Interit prej sezonit 2011-2012. Ndërkohë kjo është hera e katërt që regjistrohet diçka e tillë. Fillimisht në sezonet 1998-1999 dhe më pas 2000-2001.
Interesant është fakti se në të gjitha periudhat e errëta të sipërpërmendura, zikaltrit nuk kanë fituar as kampionatin dhe as Champions Leaguen.
Jo vetëm kaq, por nuk ka mundur dot të mbërrijë në 4 vendet e para, duke shkarkuar menjëherë trajnerin. Aktualisht Inzaghi vijon të jetë ende në krye të skuadrës. Kriza të plotë po kalon dhe Juventusi, i cili ka vetëm 1 fitore në 4 javë.
Skuadra e Alegrit u dorëzua përballë Monzës, në ndeshjen e cila përfundoi 1-0. Torinezët luajtën me 1 lojtar më pak për 50 minuta, pas ndëshkimit me karton të kuq të Di Marias.
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta