Intervista e shoqes së ‘spiunes’ ruse në Euronews Albania| 5 ngjarjet kryesore
- Lana “spiune” në 30 shtete, flet shoqja e ruses: Në Shqipëri ka qenë 3 herë
Euronews Albania ka mundur të sigurojë një tjetër dëshmi ekskluzive nga një tjetër mikeshë e Lana Sator, e cila akuzohet zyrtarisht nga prokuroria shqiptare si spiune e shërbimeve inteligjente të huaja.
Maria Passer është shoqe udhëtimesh me rusen e burgosur.
Lexoni për më shumë: Lana ‘spiune’ në 30 shtete, flet shoqja e ruses: Në Shqipëri ka qenë 3 herë

- 1.1 miliardë dollarë drogë kapet në Australi, sasia më e madhe ndonjëherë
Policia australiane njoftoi sot se ka sekuestruar drogën metamfetaminë, e njohur edhe si meta kristal, me vlerë rreth 1.1 miliardë dollarë.
Lënda narkotike ishte fshehur mes pllakave të mermerit në disa kontejnerë transporti. Bëhet fjalë për sasinë më të madhe të sekuestruar të lëndëve narkotike në Australi.
Lexoni për më shumë: 1.1 miliardë dollarë drogë kapet në Australi, sasia më e madhe ndonjëherë

- 120 mijë kompani në Itali rrezikojnë mbylljen
Shoqata e shitjes me pakicë Confcomercio njoftoi se rreth 120 mijë firma italiane janë në rrezik mbyllje deri në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë, luftës në Ukrainë dhe rritjes së inflacionit.
Lexoni për më shumë: 120 mijë kompani në Itali rrezikojnë mbylljen

- Pensionet me Shqipërinë, Zvicra gati të miratojë marrëveshjen
Qeveria zvicerane sapo ka çuar në parlament për miratim Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Kështu bëri me dije kryeministri Rama në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Lexoni për më shumë: Pensionet me Shqipërinë, Zvicra gati të miratojë marrëveshjen

- Hetimet ndaj Metës, Gjendja Civile i përgjigjet SPAK
Gjendja Civile i është përgjigjur Prokurorisë së Posaçme me një shkresë që tregon se kreu i Partisë së Lirisë, nuk ka kryer ndryshime.
Sipas verifikimeve nga Gjenda Civile, ai është i regjistruar si Ilir Metaj.
Lexoni për më shumë: Hetimet ndaj Metës, Gjendja Civile i përgjigjet SPAK
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta