Iran, gjyqësori vazhdon ndëshkimin e manifestuesve kundër regjimit
Me rrugët e Teheranit të mbushura me zemërim kundër politikave të regjimit, gjyqësori iranian vazhdon të japë dënime me vdekje ndaj personave të arrestuar gjatë demonstratave antiqeveritare që kanë tronditur vendin që prej shtatorit.
Tre persona u dënuan me varje ditën e mërkurë, duke e çuar në 5 totalin e personave të dënuar me vdekje që prej së dielës. Një nga të pandehurit u akuzua për vrasjen e një agjenti policie, një tjetër për sulmin me thikë ndaj një roje sigurie dhe i treti për dëmtim të pronës publike dhe ushtrim të terrorit.
Protestat antiqeveritare në Republikën Islamike nisën në fund të shtatorit pasi u bë publike vdekja e një vajze 22-vjeçare që ishte në duart e policisë, pasi ishte arrestuar për shkelje të ligjit islamik.
Demonstratat u përhapën në të gjithë vendin pavarësisht shtypjes brutale, që sipas të dhënave të shoqatave humanitare, kanë lënë të paktën 326 të vdekur dhe mbi 2 mijë të arrestuar. Shumë prej këtyre të fundit rrezikojnë dënimin kapital.
Vetë Republika Islamike pretendon se protestat janë organizuar nga agjentë të shërbimeve sekrete perëndimore, të cilave u intereson ndryshimi i regjimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore