Irani dënon me vdekje një banor të Luksemburgut

23 Dhjetor 2022 | 18:28

Ministria e Jashtme e Luksemburgut tha se një qytetar i saj është dënuar me vdekje në Iran.

Një zëdhënës i kësaj ministrie konfirmoi këtë lajm për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë, edhe pse nuk pranoi që të identifikojë personin e dënuar.

Ky person është përshkruar si banor i Luksemburgut, me prejardhje iraniane, por që nuk ka shtetësi të Luksemburgut. Ende është e paqartë se për çfarë akuzash është gjetur fajtor i dënuari, në kohën kur Irani është përfshirë nga një valë protestash pas vdekjes së një gruaje të re në paraburgim.

Vdekja e Mahsa Aminit, që u arrestua nën dyshimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së shamisë së kokës, ka nxitur protesta mbarëkombëtare në Iran.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj

Administrata Trump ndërmori të enjten hapa për të kufizuar kohëzgjatjen e vizave për studentët e huaj, vizitorët e programeve të shkëmbimit kulturor dhe gazetarët. Rregullorja...
21:15 | 16/07/2026

Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës

Shtëpia e Bardhë po i kundërshton shqetësimet se ripërtëritja e armiqësive me Iranin po shkakton sërish rritje të çmimeve të naftës dhe gazit. “Mund të...
20:39 | 16/07/2026

Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar më 16 korrik emërimin e Serhii Koretskyi si kryeministër të ri të vendit. Kandidatura e tij mori mbështetjen e 289...
20:15 | 16/07/2026