Irani kritikon Biden për mbështetjen e protestave

17 Tetor 2022 | 07:52

Irani ka kritikuar presidentin amerikan Joe Biden për shprehjen e mbështetjes ndaj protestave që kanë tronditur vendin, që kur një grua e re u vra në paraburgim nga policia iraniane.

Biden tha se ishte i befasuar nga guximi i njerëzve që dolën në rrugë në protestat në Iran.

“Dua të dini se ne qëndrojmë me qytetarët, gratë e guximshme të Iranit”, tha ai më 15 tetor.

Teherani tha se kjo përbën ndërhyrje në punët e brendshme të vendit.

Irani është tronditur nga protesta mbarëkombëtare – një nga sfidat më serioze për Qeverinë islamike që nga revolucioni i vitit 1979 – të shkaktuara nga vdekja në paraburgim e Mahsa Aminit më 16 shtator.

Ajo ka rënë në komë disa orë pasi është arrestuar nga policia e moralit më 13 shtator, në Teheran, nën akuzat se ka shkelur rregullat e hixhabit. Amini ka vdekur në spital tri ditë më vonë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026