Irani mohon nënshkrimin e marrëveshjes të dielën, kritikon këmbënguljen e Trump

13 Qershor 2026 | 20:06

Forca ushtarake e Iranit, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), mohoi se Irani do të nënshkruante një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të dielën dhe kritikoi “këmbënguljen e pazakontë” të presidentit amerikan, Donald Trump për nënshkrimin e marrëveshjes.

IRGC-ja e përshkroi afatin kohor si një “provë për ekipin negociator të Iranit” dhe se njoftimi i Trump vjen pavarësisht se negociatorët iranianë deklaruan se memorandumi nuk është finalizuar ende dhe se nënshkrimi të dielën definitivisht nuk do të ndodhë.

Në një postim në Telegram, grupi sugjeroi që Trump kishte ndërmend ta caktonte nënshkrimin që të përkonte me ditëlindjen e tij më 14 qershor.

“Disa vëzhgues besojnë se këmbëngulja e tij mund të nxitet nga dëshira për ta përdorur rastin simbolikisht dhe për ta shndërruar atë në një ngjarje personale publicitare”, thuhet në deklaratë.

Trump në platformën e tij “Truth Social” këtë të shtunë se marrëveshja me Iranin pritet të nënshkruhet nesër dhe se menjëherë pas nënshkrimit, Ngushtica e Hormuzit do të hapet për lundrim për të gjitha palët.

Trump e ka cilësuar marrëveshjen si krejt të kundërt me marrëveshjen bërthamore të administratës Obama, JCPOA, të cilën e ka kritikuar ashpër, duke thënë se ajo i hapte rrugën Iranit drejt armës bërthamore.

Ai ka theksuar se marrëveshja e tij synon të ndalojë plotësisht programin bërthamor iranian dhe se nuk do të ketë shkëmbim parash mes palëve.

Trump gjithashtu ka deklaruar se SHBA do të vazhdojë të ndërmarrë veprime për neutralizimin e çdo programi bërthamor iranian, duke përmendur edhe përdorimin e bombarduesve B-2 për shkatërrimin e objekteve të fshehura bërthamore.

Sipas tij, marrëdhëniet SHBA-Iran do të jenë “më të mira se kurrë më parë”, ndërsa ka shprehur shpresë që procesi të ecë shpejt dhe pa probleme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të marten. Një...
21:00 | 27/07/2026

Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë

Kryeministri irakian Ali al-Zaidi u ka urdhëruar autoriteteve të sigurisë të hetojnë pretendimin e Arabisë Saudite se dronët që synojnë mbretërinë janë lëshuar nga territori...
20:23 | 27/07/2026

Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene

Kryeministri armen Nikol Pashinyan i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin gjatë një telefonate të hënën që të ndihmonte në zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje mbi kufizimet...
19:59 | 27/07/2026