Irani: Një pjesëtar i Gardës u vra gjatë sulmit izraelit në Bejrut

1 Gusht 2024 | 19:17

Milad Bidi, anëtar i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, është vrarë gjatë sulmit ajror izraelit më 30 korrik që shënjestroi komandantin e lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr në Bejrut të Libanit.

Duke konfirmuar vdekjen e tij, komandanti i Gardës Revolucionare, Hossein Salami, lavdëroi Bidin për “luftën e tij kundër regjimit kriminal dhe pushtues zionist”, duke iu referuar Izraelit, armikut të Iranit.

“Ai do të jetë inspirim për rininë tonë revolucionare”, tha Salami përmes një deklarate që u publikua në agjencinë e lajmeve Tasnim.

Bidi është anëtari i dytë i Gardës të Republikës Islamike që është vrarë në sulmet izraelite që nga bombardimi i Ambasadës iraniane në Damask më 1 prill. Në atë sulm mbetën të vrarë shtatë anëtarë të Garës iraniane, përfshirë dy gjeneralë.

Irani u kundërpërgjigj duke gjuajtur një numër të paprecedent të dronëve dhe raketave kundër Izraelit, teksa Teherani paralajmëroi se do t’i kundërpërgjigjej çdo sulmi izraelit ndaj interesave të tij në rajon.

Shukr dhe Bidi u vranë disa orë para se Ismail Haniyeh, liderit politik të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – u vra në Teheran, shkruan REL.

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha se Irani “e ka për detyrë” që të hakmerret për vrasjen e shefit politik të Hamasit. Për vrasjen e tij, Irani dhe aleatët e tij rajonalë kanë fajësuar Izraelin.

Të paktën 20 anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit janë vrarë në sulmet që dyshohet se janë kryer nga Izraeli në Siri dhe Liban që kur ka nisur lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë në tetor të vitit 2023.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026