Zv.kryeministri i Serbisë merr pjesë në inaugurimin e Presidentit të Iranit
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, mori pjesë të martën në inaugurimin e presidentit të ri të Iranit, Masud Pezeshkian.
Qeveria e Serbisë njoftoi se Vulini ka marrë pjesë në inaugurim si i dërguar i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Vulini fillimisht e vizitoi “këndin serb” në Bibliotekën Kombëtare dhe Arkivin e Iranit në Teheran, njoftoi më herët qeveria serbe. “Këndi serb” u hap në vitin 2023 nga Tamara Vuçiq, bashkëshortja e presidentit të Serbisë.
Vulin është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara, ndër të tjera, për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë.
Prej vitit 2021, Serbia ka forcuar bashkëpunimin me Iranin, pavarësisht se Republika Islamike është nën sanksionet e Bashkimit Evropian (BE), dhe Beogradi është i detyruar t’i bashkërendojë politikat e jashtme dhe të sigurisë me ato të bllokut si një vend që synon anëtarësimin.
Beogradi zyrtar mbështet gjithashtu edhe në përkrahjen e Teheranit në lidhje me çështjen e Kosovës, pavarësinë e së cilës Irani nuk e njeh.
Masud Pezeshkian u betua si president i ri i Iranit në Parlament të martën, pasi i fitoi zgjedhjet e parakohshme presidenciale në fillim të këtij muaji.
Reformisti i moderuar Pezeshkian, ish-kirurg, e mposhti kundërshtarin e tij untranacionalist, Saeed Jalili, në balotazhin e 5 korrikut, duke i fituar gati 54 për qind të votave. Jalili i fitoi pak më shumë se 44 për qind të votave.
Zgjedhjet e parakohshme u thirrën pas vdekjes së presidentit të linjës së ashpër, Ebrahim Raisi, nga rrëzimi i helikopterit në muajin maj, shkruan REL.
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë zyrtarë të lartë nga vende si Armenia, Taxhikistani, Azerbajxhani, Egjipti, Sudani, Iraku, Turqia, Arabia Saudite, Kuba dhe Brazili. I dërguari i Bashkimit Evropian, Enrique Mora, mori pjesë gjithashtu.
Aleatët rajonalë të mbështetur nga Irani ishin gjithashtu në Teheran, si lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh dhe kreu i Xhihadit Islamik Palestinez, Ziyad al-Nakhalah. Të dy grupet janë cilësuar si organizata terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Hezbollahu i Libanit dhe rebelët huthi të Jemenit dërguan gjithashtu përfaqësues.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë