Irani përjashton çdo kufizim në programin e tij të pasurimit

9 Prill 2026 | 15:42

Kreu i agjencisë së energjisë bërthamore të Iranit përjashtoi të enjten çdo kufizim në pasurimin e uraniumit të vendit, duke thënë se kërkesa e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit “nuk do të realizohet”.

“Pretendimet dhe kërkesat e armiqve tanë për të kufizuar programin e pasurimit të Iranit janë thjesht dëshira që do të varrosen”, tha Mohammad Eslami .

Komentet e tij erdhën në një kohë kur bisedimet që do të zhvillohen në fund të javës midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara nën ndërmjetësimin e Pakistanit.

“Të gjitha komplotet dhe veprimet e armiqve tanë, përfshirë këtë luftë brutale, nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Tani ata kërkojnë të arrijnë diçka përmes negociatave”, tha Eslami.

Çështja e pasurimit të uraniumit ka qenë në qendër të marrëdhënieve perëndimore me Iranin për më shumë se dy dekada, me SHBA-në dhe aleatët e saj që e akuzojnë Teheranin se kërkon armë atomike, ndërsa Irani gjithmonë ka këmbëngulur se programi i tij është vetëm për qëllime civile.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës

Ndërtesa banimi, një çerdhe, një institucion fetar dhe disa automjete u dëmtuan. Sulmi erdhi një ditë pasi një tjetër sulm rus në qytet vrau tre...
14:29 | 17/07/2026

Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)

SHBA-të nisën një valë sulmesh kundër Iranit për ditën e gjashtë radhazi, tha ushtria e tyre, ndërsa të dy palët luftuan për kontrollin e Ngushticës...
14:06 | 17/07/2026

Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin

Kryeministri hungarez Peter Magyar po kërkon rimbursimin e gjobës ditore prej 1 milion eurosh për emigracionin që Bashkimi Evropian i ka vendosur vendit të tij....
13:35 | 17/07/2026