Irani rihap Ngushticën e Hormuzit, kompanitë e transportit detar ende të pasigurta për të kaluar
Gjigantët e transportit detar shprehën pasiguri në lidhje me kalimin e Ngushticës së Hormuzit pasi Irani dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftuan se rruga ujore është rihapur për anijet tregtare.
Kompania daneze e transportit detar Maersk tha se e ka marrë njoftimin. Sipas tyre, siguria e ekuipazhit, anijeve dhe ngarkesave të klientëve mbetet përparësia e tyre.
“Që nga shpërthimi i konfliktit, ne kemi ndjekur udhëzimet e partnerëve tanë të sigurisë në rajon dhe rekomandimi deri më tani ka qenë të shmanget kalimi tranzit nëpër Ngushticën e Hormuzit”, tha Maersk në një deklaratë.
Ndryshimet në atë vendim do të bazohen në vlerësimet e rrezikut mbi zhvillimet e fundit të situatës së sigurisë në ngushticë, tha Maersk.
Një zëdhënës i kompanisë gjermane të transportit detar Hapag-Lloyd e përshkroi njoftimin e rihapjes si “lajm të mirë”.
“Ende ka disa çështje të hapura nga ana jonë, por ato mund të zgjidhen brenda 24 orëve të ardhshme”, tha zëdhënësi.
“Nëse të gjitha çështjet e hapura sqarohen ne do të preferonim ta kalonim ngushticën sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.
SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj
Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 21:32 Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”
- 21:26 Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:15 SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit