Irani: SHBA-ja po “zvarrit” vendimin për marrëveshjen bërthamore
Presidenti iranian Ebrahim Raisi, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po “zvarrisin” vendimin për ringjallje të marrëveshjes bërthamore, të cilën Teherani e ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.
Marrëveshja e vitit 2015 ka paraparë heqjen e sanksioneve për Iranin, në këmbim të kufizimit të aktivitetit bërthamor, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Pas vendimit të ish-presidentit amerikan Donald Trump, për largimin e SHBA-së nga kjo marrëveshje më 2018, edhe Teherani ka nisur të shmangë disa pika të marrëveshjes.
Por, prej fillimit të këtij viti, vendet anëtare të marrëveshjes, kanë rritur përpjekjet për ringjallje të paktit.
“Sot, janë amerikanët ata që duhet të marrin vendim, mirëpo ata janë duke e zvarritur procesin me këmbët e veta”, u ka thënë Raisi gazetarëve në Teheran.
LEXONI GJITHASHTU:
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në 2050
Mijëra fluturime anulohen dhe vonohen në Kinë për shkak të stuhive të shkaktuara nga tajfuni Bavi
Rusia dërgon ndihma humanitare në Venezuelën e goditur nga tërmeti
- 13:36 Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
- 13:28 Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
- 13:23 Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit
- 13:18 OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në 2050
- 12:55 72-vjeçarja me demencë humb kontaktet me familjen në Vlorë, apel për ta gjetur
- 12:49 FIFA e qartë: Anglia fitoi pastër, goli i Bellingham është i rregullt (VIDEO)