Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk besoj se do të japin rezultat
Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në një marrëveshje, për shkak të kërkesave “të ekzagjeruara dhe agresive” të palës amerikane lidhur me pasurimin e uraniumit.
“Ne nuk besojmë se ato do të çojnë në një marrëveshje. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar Ajatollah Ali Khamenei.
Javën e kaluar, presidenti Donald Trump tha se Irani “në njëfarë mënyre” kishte pranuar kushtet për një marrëveshje, pas 4 raundeve të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Omani që prej 12 prillit.
Por përpara një raundi të ri të planifikuar për këtë fundjavë, kryenegociatori iranian kundërshtoi pretendimet e homologut amerikan se duhet të premtojë ndalimin e pasurimit të uraniumit, që mund të përdoret si karburant për reaktorët, por edhe si armë bërthamore.
Trump, që i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja e vitit 2015 mes Republikës Islamike dhe fuqive botërore, ka paralajmëruar se Irani mund të përballet me aksione ushtarake amerikano-izraelite nëse bisedimet mbyllen pa një rezultat të mirëfilltë.
Nga ana e tij, Irani insiston se aktiviteti i tij bërthamor është paqësor, vendi i ka tejkaluar kufizimet e vendosura nga ndërkombëtarët dhe ka akumuluar mjaftueshëm uranium për të prodhuar një arsenal bombash.
Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet
- 14:06 Zyrtarizohet rikthimi, Roberto Mancini merr sërish drejtimin e kombëtares italiane
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
- 13:40 I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet
- 13:33 Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
- 13:26 Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet