“Irani sponsorizon terrorizmin”, Nesho: Teherani iu tremb aleancës së Izraelit me…

14 Tetor 2023 | 12:12

Diplomati Agim Nesho tha në një intervistë për Euronews Albania se reagimi i Izraelit për të mbrojtur veten është diçka e pranuar botërisht nga të gjitha vendet.

Sipas tij, ata që kanë përdorur Hamasin janë forcat revizioniste në rajon, siç është Irani.

“Tani është provuar që Hamasi është furnizuar për një kohë të gjatë dhe është frymëzuar për të bërë akte të tilla terroriste, sidomos nga Irani. Pse Irani? Për arsye sepse ishim në një moment kur vendet arabe po bënin një marrëveshje me Izraelin, duke pranuar Izraelin, duke e njohur atë dhe duke zbatuar atë projekt që do t’i mundësonte popullsisë palestineze të integrohej sa më mirë dhe të bashkëpunonin për të krijuar një shoqëri me zhvillim normal. Në këtë kuptim Iranit nuk i pëlqente që Arabia Saudite sidomos, por me Izraelin, me vendet e Gjirit, por së bashku me Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të krijonin një moment tepër influencial pro-perëndimor për zhvillime normale në Lindjen e Mesme,” – u shpreh Nesho.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Një rast i përdorimit të kartëmonedhave euro të falsifikuara është goditur nga Policia e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar. Sipas njoftimit të...
12:41 | 26/07/2026

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026

Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike

Dy vatra zjarri kanë rënë pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar forcat zjarrfikëse të ndajnë ekipet për të ndërhyrë paralelisht...
12:16 | 26/07/2026