Irani: Veprimet e Trump tregojnë se ai nuk është i interesuar për negociata

30 Maj 2026 | 18:51

Një këshilltar ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohsen Rezaee, ka akuzuar Presidentin amerikan Donald Trump se nuk është i interesuar për negociata me Teheranin, duke e lidhur këtë me vazhdimin e bllokadës detare dhe kërkesat e SHBA-së në bisedime.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Rezaee tha se qëndrimi i Uashingtonit dhe kërkesat e tij në negociata tregojnë se SHBA po ndjek objektiva të tjera dhe jo një zgjidhje diplomatike me Iranin.

Deklarata vjen në një kohë kur raportime të mediave ndërkombëtare, përfshirë The New York Times, bëjnë të ditur se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar mbi një marrëveshje të re mes SHBA-së dhe Iranit. Sipas këtyre raportimeve, megjithatë, disa pjesë të një marrëveshjeje të mundshme thuhet se janë diskutuar dhe dakordësuar paraprakisht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026