Iranianët të zemëruar, vijojnë protestat për vdekjen e të resë që veshi keq hixhabin
Irani përballet me kritika ndërkombëtare për vdekjen e një vajze 22 vjecare e cila u burgos nga policia e moralit sepse kishte veshur keq hixhabin.
Me qindra qytetarë vijojnë të dalin në rrugë e të protestojnë kundër autoriteteve.
Protestuesit janë përplasur me forcat e sigurisë, qindra prej tyre janë arrestuar ndërsa 5 persona raportohet se kane humbur jeten
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut bëri thirrje për një hetim se cfarë ndodhi me të renë e cila sipas policisë pësoi atak
“Vdekja tragjike e zonjushës Amin dhe akuzat për torturë e keqtrajtim duhet
të hetohen menjëherë, në mënyrë të paanshme dhe efektive nga një autoritet i pavarur, kompetent që siguron, në veçanti, që familja e saj të ketë akses në drejtësi dhe të vërtetën.” U shpreh Ravina zëdhënëse e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.
Shtetet e Bashkuara, të cilat po përpiqen të ringjallin marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin, i bënë thirrje Republikës Islamike që t’i japë fund “persekutimit sistematik” të grave. Zyrtarët iranianë i hodhën poshtë kritikat si të motivuara politikisht dhe akuzuan vendet e huaja të paidentifikuara për nxitjen e trazirave.
LEXONI GJITHASHTU
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë