Isa Mustafa: Nëse nuk ka marrëveshje për presidentin, zgjidhje janë zgjedhjet
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk e ka mohuar përkrahjen e një kandidati të Partisë Demokratike të Kosovës për president të vendit, por tha se ende nuk e kanë biseduar një gjë të tillë me drejtues të kësaj partie.
Pas takimit me shefin e grupit parlamentar të partisë në Kuvend, kreu i LDK-së shtoi se nëse nuk arrihet një marrëveshje politike për presidentin, atëherë zgjidhje e vetme janë zgjedhjet.
Kjo deklaratë vjen pas arrestimit të ish-presidentit Hashim Thaçi, pas akuzave të ngritur nga Gjykata Speciale. Thaçi së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin akuzohen për krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe krime kundër njerëzimit, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.
Thaçi dhe Krasniqi janë paraqitur ditën e djeshme në Gjykatën e Hagës, ndërsa sot në orën 15:00 do zhvillohet seanca e parë për Kadri Veselin.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta