Ish-ambasadori Demi: SHBA i ka përmbushur qëllimet strategjike në Afganistan

12 Shtator 2021 | 20:30

Leonard Demi, ish-ambasador i Shqipërisë në NATO tha për “EuroTalks” se SHBA humbi fokusin strategjik sa i takon situatës në Afganistan. Pavarësisht kësaj, ai theksoi se SHBA i ka përmbysur qëllimet strategjike me ndërhyrjen në Afganistan.

Korrupsioni në administratën civile dhe në hierarkinë ushtarake ishte sipas tij arsyeja kryesore që solli gjendjen aktuale në Afganistan.

“Asnjë fuqi nga jashtë nuk është në gjendje të ndihmojë një qeveri e cila nuk ndihmon vetveten,” – u shpreh Demi ndërsa theksoi se lidershipi i dobët në Afganistan dhe përçarja midis politikanëve ndikuan shumë te rënia e shtetit brenda 11 ditësh.

Ai tha se rol të rëndësishëm ka luajtur Pakistani duke mbështetur me të gjitha format talebanët.

Adrian Shtuni, ekspert i çështjeve të sigurisë ishte i mendimit se pavarësisht kohës së gjatë që forcat e SHBA-së qëndruan në Afganistan strategjia për të dalë nga aty nuk ishte e mirë menduar.

Ai tha se tre sukseset ishin lufta kundër ISIS, asgjësimi i al-Kaida dhe asgjësimi i Bin Laden dhe ndaj SHBA nuk mund të qëndronte më gjatë në Afganistan duke pasur presionin popullor apo duke marrë në konsideratë dhe politikat e brendshme.

Erdoan Shipoli, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare solli në vëmendje se ideja për të dalë nga Afganistani ishte e të gjithë kandidatëve për president të SHBA-së dhe jo vetëm e Joe Biden.

Daut Dauti, publicist, shprehet se opinioni në Britaninë e Madhe është i zemëruar me tërheqjen nga Afganistani pasi kanë investuar shumë ushtarakisht por edhe nga ana ekonomike. Sipas tij, Biden bëri një gabim duke thënë se ndërhyrja në Afganistan nuk ishte përpjekje për shtet ndërtim.

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026