Ish-ambasadori i Shqipërisë në Paris, Ylljet Aliçka: Mediat franceze mbuluan ethshëm raportin e Dick Marty
Duke komentuar së bashku me anëtarin e kryesisë së PD-së Tomor Alizotin gjyqin ndaj ish-udhëheqjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-ambasador i Shqipërisë në Francë Ylljet Aliçka, kujtoi se në vitet kur u publikua raporti i Dick Marty-it, mediat franceze nuk i dhanë hapësirë për të hedhur poshtë pretendimet e tij.
“Nuk ishte e lehtë për të çarë në mediat franceze, dukej se raporti ishte i programuar me kohë, jo vetëm raporti, por edhe deputeti Dick Marty njihet si anti-shqiptar… propozimi nga delegacioni rus pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës… u ngrit menjëherë një komision ad-hoc [hetimi] dhe iu besua një reporteri si Dick Marty, që ka qenë vërtetë gjithmonë kundër çështjes së Kosovës dhe u lançua në Paris me një mbulim mediatik të ethshëm,” – kujtoi për Euronews Albania, ish-ambasadori shqiptar në Paris, Aliçka, i cili njihet gjithashtu si shkrimtar.
Aliçka u shpreh se diplomacia shqiptare u zu në befasi nga raporti i Dick Marty-it, ndërkohë që me kalimin e viteve tashmë po bëhet e mundur që prej lobimit serb Evropa të mbajë më shumë mend “krimet e shqiptarëve se sa ato të serbëve”.
I pyetur se çfarë do të duhej të kishte bërë më mirë shteti shqiptar asokohe për ta adresuar më mirë çështjen e ngritur nga raporti i Dick Marty-it, Aliçka tha se ka plane juridike, morale dhe propagandistike.
“Në tallazinë e përpunimit të opinionit publik institucioni i manipulimit nga ana e Serbisë është goxha i mirëmenduar, programuar dhe institucionalizuar. Gjithë synimi është mohimi i Kosovës, deligjitimi i luftës çlirimtare, gati-gati për të bërë një simetri… krimi po merr ngjyrën e virtytit, po shtohet pluhuri i harresës, me procedurat e zgjatura… janë bërë 11 vite që është ngritur komisioni në Asamblenë e KiE-së dhe vazhdon deligjimimi,” – tha shkrimtari Aliçka.
Ish-ambasadori shqiptar kujtoi faktin se raporti dhe hetimet nisën pas botimit të librit të ish-kryeprokurores së Gjykatës së Hagës, Carla del Ponte. Aliçka tha se del Ponte kishte asistente gazetaren Isabel Hardman, e cila i kundërshtoi dhe hodhi poshtë pretendimet e saj.
“Një gazetare të tillë, e cila nxori falsifikimet e Carla del Pontes duhej ta kishin bërë heroinë, diplomacia duhet të shihte se çfarë të bënte… atë intervistë timen të asaj kohe, ishte shumë e vështirë [ta bëja], madje qesh ftuar si shkrimtar jo për çështjen, u përpoqa të bëja një reagim kundër raportit në Le Monde, më thanë ishte kundër linjës editoriale, Figaroja po ashtu…” – u shpreh Aliçka duke theksuar se lobimi për të nxitur dhe përpunuar propagandën ishte shumë i lartë asokohe pavarësisht se e vërteta ishte me Kosovën.
Për sa i përket zhvillimeve të fundit të politikës së brendshme me plot përplasje në Shqipëri dhe Kosovë, Aliçka theksoi se “është luks i madh të ndodhë kjo në kohën kur po të ndodh një poshtërim identiteti”.
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta