Ish-ambasadori Vukaj: Nëse ngjarjet e ’98 do të ndodhnin sot në Kosovë, SHBA s’do të ndërmerrte të njëjtat hapa
Shaqir Vukaj, ish-ambasador i Shqipërisë në Rusi u shpreh për Euronews Albania se shteti rus me deklaratat e ditëve të fundit ka sulmuar ish-krerët e UÇK-së, mes të cilëve dhe Hashim Thaçi.
“Në këtë periudhë po t’i referohemi materialeve të fundit, qëndrimit zyrtar të Rusisë, duma shtetërore, parlamenti, nëpërmjet një deputeteje, anëtare e Komitetit të Jashtëm u shpreh shumë qartë: ‘Krimet e Thaçit ne i dimë tash e 20 vite, krimet e llahtarshme tha, por ato e mbajtëm Thaçin deri tani sepse iu duhesh për të frikësuar Serbët dhe për t’i bërë presion Beogradit.
Ndërsa Ministria e Jashtme tha në një deklaratë: ‘Bota po i sheh krimet ato që kanë drejtuar të ashtë-quajtur shtetin e Kosovës, të cilët me veprat e tyre anti-ligjore kundër njerëzve kanë nxitur terrorizmin dhe krimin organizua, trafikun e të tjera’. Ky është qëndrimi i ditëve të fundit të Rusisë”, u shpreh ai.
Zoti Vukaj theksoi gjatë fjalës së tij se nëse ngjarjet e ’98 do të ndodhnin sot në Kosovë, SHBA nuk do të ndërmerrte të njëjtat hapa. Sipas tij ishte një fat që në krye të SHBA-së më 1998 ishte Bin Clinton, i cili mbështeti Kosovën.
“Fillimisht edhe në SHBA të janë bërë deklarata kundër UÇK-së, nga institucione qoftë edhe zyrtare, në atë periudhë sapo doli UÇK-ja.
Fatkeqësisht deklarata të tilla janë bërë edhe nga ndonjë kryetar partie në Shqipëri.
Po të ndjekim kronologjinë sesi u zhvilluan ngjarjen, unë them me bindjen që ishte fat për Kosovës që ishte Bin Clinton dhe në krye të Rusisë ishte Yeltsin, por të një Rusie tepër të dobët të gjunjëzuar, nuk kishte bukë të hante, nuk u shpërndaheshin as rrogat njerëzve.
Kam parasysh ‘98. Po të ishte për sot SHBA nuk do të merrte ato hapa. Keni parë kur i morri Tump Vuçiç dhe Hotin si nxënës shkolle, ndër të tjera përdori një shprehje: ‘Kanë vrarë njëri-tjetrin’. Kjo do të thotë barazim i krimeve me serbëve dhe të shqiptarëve. Kjo është politika.”, theksoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, flet ish-ambasadori Shaqir Vukaj: Rusia fshihet pas gjithçkaje
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta