Ish-deputeti Andin Hoti: Arrestimet e kryetarëve të OVL-së nënçmojnë familjet e dëshmorëve
Andin Hoti, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, komentoi me mjaft zhgënjim në emisionin Tonight të Euronews Albania arrestimet që u kryen nga Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) të kryetarit dhe nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës.
Ai i tha gazetarit Eno Muja se sipas tij këto arrestime nënçmojnë familjet e dëshmorëve.
“Skenë teatrale pasi sot u arrestuan krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Kosovës dhe është bërë për shkak të dosjeve që erdhën në zyrat e organizatës. Sipas meje ishte skenë për alibi për t’i arrestuar… e kanë krijuar në njëfarë forme edhe përmes dosjeve që erdhën, që nuk dihet se si… kjo është nënçmuese për ne, sidomos familjeve që kemi dhënë gjak për çlirmin e këtij vendi dhe pas 20 vitesh vijojmë të përballemi me padrejtësi pasi lufta dhe gjenocidi ka ndodhur në Kosovë,” – u shpreh Hoti.
Politikani më tej kujtoi se EULEX-i e ka përfunduar mandatin prej dy vitesh dhe nuk ishte e qartë se si ajo kreu arrestimin dhe bastisjen.
Hoti më tej tha se “Gjykata Speciale po përpiqet të lajë turpin e saj pasi në dokumentet e rrjedhura shihet se ajo ka bashkëpunuar me kriminelë serbë për të dënuar luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Sipas tij mos-reagimi i institucioneve të Kosovës është i gabuar pasi në këtë mënyrë po legjitimohet ndërhyrja.
Lexoni gjithashtu:
Gjykata Speciale jep arsyet e arrestimit të kryetarit të OVL-së Hysni Gucati
Nasim Haradinaj: Do publikojmë në media CD-të që janë paralajmëruar të vijnë pranë zyrave të OVL-UÇK
Policia e Kosovës ndalon nënkryetarin e OVL-UÇK-së Nasim Haradinaj
Hysni Gucati: Do të bindim opinionin publik se Gjykata Speciale bashkëpunon me Serbinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta