Ish-drejtori i Aviacionit Civil, Petrit Sulaj s’është pro ndërprerjes së punës nga kontrollorët
Petrit Sulaj, ish-drejtori i Aviacionit Civil ka dëshmuar për 6 orë me radhë në Komisariat për situatën e krijuar në AlbControl.
Sulaj u shoqërua mbrëmjen e djeshme, pasi numri i tij i celularit doli tek bisedat telefonike të kontrollorëve ajrorë që janë prangosur nga Policia.
Ish-drejtori Sulaj gjatë marrjes së tij në pyetje ka bërë me dije se vetë nuk është pro ndërprerjes së punës nga kontrollorët, por për dialog mes tyre dhe qeverisë.
Sulaj mbajti postin e drejtorit të Aviacionit Civil deri në vitin 2014.
Ndërkohë tre kontrollorë vijojnë të jenë ne qeli, pasi prokuroria ka ngritur zyrtarisht akuzë ndaj tyre.
Supervizori Armando Fezga, njëherësh kryetar i Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, supervizori Muhir Mezini dhe kontrollorja Flora Ndreca janë ndaluar me urdhër të prokurorisë, e cila i akuzon ata për “shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim”.
Ndërkohë në aeroportin e Rinasit kanë nisur fluturimet me kontrollorë nga Turqia dhe Greqia.
Lexoni gjithashtu:
Nis aktiviteti në aeroportin e Rinasit, nuk ka ende kontrollorë shqiptar të kthyer në punë
Prokuroria ngre akuzë për tre kontrollorë të trafikut ajror, lihen të lirë të tjerët
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta