Ish-drejtori i policisë Vlorë kërkon të lirohet nga paraburgimi për tejkalim afati
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela ka bërë kërkesë në Gjykatën e Apelit për shuarje të masës së sigurisë me argumentin e përfundimit të afatit të paraburgimit.
Çela u dënua në Shkallë të Parë për shpërdorim detyre, vendimi u prish në Apel, që riktheu dosjen për rigjykim.
Për shkak të rekursit dosja ndodhet në Gjykatën e Lartë, e cila ka qenë në pamundësi për ta shqyrtuar.
Ish-drejtori i Policisë argumenton se masa duhet të ndryshojë pasi ka kaluar më shumë se një vit nga vendimi i Apelit dhe ende çështja nuk është marrë në shqyrtim.
Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda e dënoi, Jaeld Çelën me 3 vite e 4 muaj burg vetëm për shpërdorim detyre.
I dënuar në mungesë për shpërdorim detyre së bashku me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ish-drejtori i Policisë Vlorë u dorëzua më 16 maj të vitit të kaluar pas më shumë se 2 vitesh arrati.
Në nëntor 2017, prokuroria e akuzoi Çelën se në bashkëpunim me ish-ministrin Tahiri ndihmonin bandën e Habilajve për të trafikuar drogë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjykata e Lartë pranon rekursin, kalon për gjykim dosja në ngarkim të ish-ministrit Tahiri
- Apeli lë në burg ish-drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i akuzuar si bashkëpunëtor i Habilajve
- Unpublished | Tahiri drejt rekursit në Gjykatën e Lartë, do kërkojë edhe pezullimin e gjykimit në shkallën e parë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta