Ish-drejtuesit e UÇK-së Thaçi, Veseli dhe Selimi nisen drejt Hagës për t’u përballur me drejtësinë

5 Nëntor 2020 | 14:48

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe deputeti i VV-së, Rexhep Selimi kanë mbërritur në aeroportin ushtarak në Sllatinë, ku përmes një avioni ushtarak pritet të nisën drejt Hagës për t’u përballur me akuzat e ngritura.

Tre ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të udhëtojnë drejt Holandës për të provuar pafajësinë e tyre në lidhje me rolin që kanë pasur gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë paradites së sotme z. Thaçi dha dorëheqjen “live” para mediave, ndërsa theksoi se i është konfirmuar aktakuza e Zyrës së Prokurorit Special.

“Siç kam premtuar, nuk do të lejoj në asnjë rrethanë që para Gjyqit të dalë presidenti i Republikës së Kosovës prandaj për të mbrojtur integritetin e Presidencës së Republikës së Kosovës, integritetin e shtetit të Kosovës, integritetin dhe dinjitetin e qytetarit të Kosovës, popullit të Kosovës, duke respektuar dhe partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare, unë sot jap dorëheqjen nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”, – tha Thaçi në deklaratën e tij.

Pas dorëheqjes së Thaçit, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka marrë zyrtarisht postin ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës. Gjatë ditës së djeshme EULEX arrestoi edhe ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqin, ndërsa pas këtij akti ai u nis menjëherë drejt Hagës.

Lexoni gjithashtu: 

Presidenti Thaçi jep dorëheqjen pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja

Vjosa Osmani merr zyrtarisht postin e ushtrueses së detyrës së presidentes

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026