Ish-futbollisti francez ndahet nga jeta pas 39 vitesh në koma
Ish-futbollisti i përfaqësueses franceze Jean-Pierre Adams u nda sot nga jeta pas 39 vitesh në koma.
Adams, i cili u deklarua i vdekur sot në moshën 73-vjeçare, ra në koma në mars të vitit 1982 gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju. Ish-futbollisti pësoi atak kardiak dhe dëmtime në tru nga pakujdesia e mjekëve anestezist.
Mbrojtësi, i lindur në Senegal, luajti mbi 140 ndeshje me Nice dhe Paris Saint-Germain. Dy klubet shprehën në njoftime për shtyp ngushëllime për të afërmit teksa kujtuan sukseset e Adams si futbollist.
Nice do t’i kushtojë nderime të veçanta Adamsit gjatë ndeshjes kundër Monaco-së më 19 shtator.
Ditën që Adams iu nënshtrua operacionit në tendinën kryqëzore të gjurit, shumë mjekë të spitalit të Lyonit ishin në grevë.
Operacioni u krye gjithsesi pavarësisht mungesës së stafit mjekësor. Mjeku anestezist që e asistoi operacionin paralelisht ishte në shërbim edhe të tetë pacientëve të tjerë.
Gjatë viteve 90-të, kirurgu dhe mjeku anestezist u ndëshkuan me pezullim nga detyra dhe një gjobë minimale prej rreth 750 eurosh.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta