Ish-futbollisti Robinho dënohet me 9 vite burg për përdhunimin e një vajze shqiptare
Ish-futbollisti brazilian Robinho është dënuar me nëntë vite burg për përdhunimin në grup ndaj një vajze shqiptare.
Gjykata e Apelit në Milano la në fuqi të enjten vendimin e shkallës së parë, që dënoi me burg gjashtë persona, përfshirë ish-futbollistin e Milanit, Robinho dhe mikun e tij të ngushtë Ricardo Falco.
Çështja ka lidhje me ngjarjen e ndodhur më 22 janar 2013, në një klub nate të Milanos në Itali, kohë kur futbollisti aktivizohej në sezonin e tij të tretë me Milanin në Serie-A.
Prokuroria pati kërkuar dhjetë vite burg. Robinho, emri i vërtetë i të cilit është Robson de Souza Santos, është detyruar që së bashku me Falcon t’i paguajë vajzës 60 mijë euro dëmshpërblim.
Mbetet në diskutim se si do ta shlyejë dënimin 39-vjeçari, i cili gjatë karrierës së tij është aktivizuar gjithashtu me Realin e Madridit dhe Manchester City-in dhe së fundmi, deri në muajin tetor, qe aktivizuar me Santosin në Brazil.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta