Ish-futbollisti tregon pikat e ‘dobëta’ të Kombëtares së Shqipërisë
Kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi një paraqitje të mirë mbrëmjen e kaluar kundër Hungarisë dhe kjo i dha mundësi të mbajë veten në garë për të vijuar rrugën në eliminatoret e botërorit “Katar 2022”.
Por ekspertët e futbollit nuk ngurrojnë të shprehin rezervat, por dhe kritikat për mënyrën se ekipi sulmon apo mbron në fushë.
Ish-futbollisti i Kombëtares Elvin Beqiri thotë se mbrojtja duhet të jetë më e kujdesshme, ndërsa shtoi se sulmuesit duhet të jenë më efikas para porte, për të shfrytëzuar mundësitë që krijohen.
“Çdo ekip ka ato problemet, të mirat e të këqijat e tij. Mendoj se ekipi duhet të jetë më i kujdesshëm në fazën mbrojtëse, pasi e pamë edhe me Poloninë dhe Hungarinë, që faza mbrojtëse ka probleme, ajo duhet të jetë e kujdesshme dhe të ruajnë ekuilibrat. Duhet të përmirësohen të gjithë lojtarët, sidomos pjesa e mbrojtjes duhet të jetë e saktë. Këto janë problemet i që pamë tek ndeshja e parë, por edhe pjesa e finalizimit duhet të jetë me e qetë. Mendoj se këto dy aspekte duhet të përmirësohen”, tha ai.
Shqipëria renditet në vendin e tretë të Grupit I me nëntë pikë, duke lënë pas kundërshtarin direkt siç është Hungaria.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta