Ish-gjyqtari i ‘Kushtetueses’: Vjosa Osmanit i lejohet të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme
Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë deklaroi në Euronews Albania se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë Hoti ishte shumë cilësor.
“Unë e pashë mbrëmë vendimin dhe vendimi është shumë cilësor, janë konsultuar të gjitha aktet normative të republikës së Kosovës”, u shpreh ai.
Z.Kryeziu sqaroi se politikanët apo personat që janë dënuar me vendim të formës së prerë nuk mund të kandidojnë në zgjedhje, 3 vite para se të jetë marrë ky vendim.
“Personat që janë të dënuar me vendim të formës së prerë nuk mund të kandidojnë për 3 vitet e ardhshme”, tha ai.
Sa i përket presidentes në detyrë Vjosa Osmanit, z.Kryeziu tha se ajo mund të kandidojë në zgjedhje dhe kjo parashikohet edhe në ligj.
“Edhe kjo është e rregulluar me një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Kur jemi në mungesë të presidentit të shtetit këtë detyrë e merr kryetari i parlamentit dhe gëzon të gjitha kompetencat të cilat i ka një president, të garantuara me kushtetutë. E ka vetëm një privilegj, ushtruesit i detyrës ka të drejtë të merret me politikë dhe të jetë konkurrent në garë për parlamentin e Kosovës. Osmani ka kohë dhe kjo është e rregulluar me ligj”, u shpreh ai.
Lexoni gjithashtu:
Data e zgjedhjeve, Osmani sot takime me Kurtin, Mustafën dhe Haradinajn
Kosova shkon në zgjedhje të reja, Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë “Hoti”
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta