Ish-këshilltari i Edita Tahirit: Marrëveshja për targat evitoi ndërhyrjet ushtarake
Gazmir Raci, ish-këshilltar i kryenegociatores së Kosovës për dialog, Edita Tahiri shprehet se arritja e marrëveshjes për targat ka evituar ndërhyrjet e mundshme ushtarake të Serbisë në Kosovë.
“Gjëja kryesore për mendimin tim është se tashmë tensionet janë ulur dhe rreziku për një ndërhyrje ushtarake nga ana e Serbisë është evituar nga procesi i tanishëm”, tha ai për Euronews Albania.
Marrëveshjen e arritur në Bruksel ai e cilëson si hap të rëndësishëm pasi Serbia më në fund ka pranuar tabelat me mbishkrim “RKS”.
“Po natyrisht është një hap i rëndësishëm, sepse tashmë Serbia pranoi tabelat RKS, u vendos që të përdoren modaliteti i ngjitësve në simbole dhe do të përdoret në të dyja shtetet. Serbia përfundimisht pranoi tabelat RKS dhe pranoi t’i tërheqë të gjitha forcat ushtarake, që i vendosi afër kufirit, që për mendimin tim ishte një kërcenim i hapur ndaj sovranitetin e Kosovës”, tha ai.
Ai e vlerëson përfshirjen e SHBA në dialogun Kosovë-Serbi duke thënë se pa ndihmën e tyre nuk mund të ketë rezultate të prekshme.
“Pa ndihmën e SHBA dialogu Kosovë-Serbi asnjëherë nuk do ketë rezultate të arritshme dhe të prekshme. Roli amerikan është i qenësishëm dhe rikthimi i demokratëve në Shtëpinë e Bardhë konsiderohet historik, pasi gjatë udhëheqjes së Trump nuk kishte bashkëpunim Bruksel-Uashington”, tha ai.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta