Ish-komandanti i UÇK: Ngritja e Gjykatës Speciale nga Kosova gabim i madh, kriminelët janë në Beograd

18 Nëntor 2020 | 11:31

Ahmet Isufi, Ish-komandant i UÇK-së dhe nënkryetar i AAK tha për Euronews Albania se votimi i Gjykatës Speciale nga kuvendi i Kosovës ishte një gabim shumë i madh.

Sipas tij, ajo është një gjykatë që s’ka pasur nevojë të krijohet, sepse lufta e UÇK ka qenë e drejtë, e pastër dhe me motive çlirimtare, ndaj nuk duhej trajtuar siç po bëhet, pasi krimet e vërteta dhe luftën me gjenocid e ka bërë Serbia.

“Ndaj kemi 13 mijë viktima, 20 mijë gra të dhunuara, djegie dhe shfarosje të pronave, që kanë ndodhur në Kosovë. Kriminelët e vërtetë janë në Serbi. Ata kanë sponsorizuar një dosje përmes Dick  Martin dhe që fatkeqësisht kjo është marrë parasysh nga Këshilli i Evropës.

Pretendimet e para të Martin që lidhen me ‘shtëpinë e verdhë’ kanë rënë, por tani ka kaluar në terren tjetër. Kjo gjykatë është bërë me presion në Kuvendin e Kosovës dhe deputetët kanë bërë gabim që e kanë votuar, edhe pse nën presion nga bashkësia ndërkombëtare.

Serbia ka investuar shumë në këtë drejtim që tani në vend që të gjykohen kriminelët e vërtetë, gjykohen viktimat”, tha ish-komandanti i UÇK.

Z. Isufi tha se dëshmitarët me të cilët prokuroria pretendon të vërtetojë akuzat janë të rremë.

“Dëshmitarët që janë thirrur kanë pasur interes azilin dhe qëllime politike që të cenohet lufta e UÇK. Prokuroria ka ftuar dëshmitarë të rrejshëm që janë ofruar për interesa të ndryshme.

Nuk janë ftuar qytetarë të thjeshtë që do të dëshmonin për të vërtetën. Historia nuk rishkruhet askund. Ne jemi dëshmitarë të gjallë të asaj që ka ndodhur në Kosovë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026