Ish-kreu i PDK-së Kadri Veseli mbërrin në Kosovë pas vdekjes së babait

10 Korrik 2021 | 16:25

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka mbërritur në Kosovë këtë të shtunë. Ai është liruar përkohësisht pasi pak ditë më parë humbi babain pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që ta menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë që Kadri Veseli të jetë pranë familjes së ngushtë pas rastit të vdekjes së babait të tij. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësja e Dhomave të Specializuara për Kosovën, Angela Griep.

Babai i Kadri Veselit, Fazli Veseli, ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare të mërkurën, por ish- kreu i PKD-së nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e varrimit.

Ish-kryetari i PDK-së dhe i Kuvendit të Kosovës ishte në Kosovë edhe në muajin maj, me leje të veçantë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, për ta vizituar babain, i cili ndodhej në gjendje të rëndë në Spitalin e Mitrovicës.

Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë po në të njëjtën ditë.

Ish-drejtuesi lartë të UÇK-së, Kadri Veseli akuzohet për krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe krime kundër njerëzimit. Sipas Dhomave të Specializuara krimet e pretenduara janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit të  vitit 1999.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026