Ish-kryebashkiaku i Lushnjës dhe vartësit e tij apelojnë masën e sigurisë
Ish-kryetari i Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe, dhe 10 zyrtarët e tjerë të akuzuar për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe abuzime me tenderë publikë i janë drejtuar Gjykatës së Apelit për masë më të lehtë sigurie.
Gjykata e Shkallës së Parë Anti-Korrupsion vendosi pak ditë më parë t’i linte në burg zyrtarët lokalë të Lushnjës, masë kjo e kërkuar nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) në lidhje me abuzimet me një tender rehabilitimi të një kanali vaditës me vlerë 240 milionë lekë.
Tushe kërkon masë më të lehtë sigurie me pretendimin se nuk ka prova që e përfshijnë atë në këtë çështje. Ngjashëm, të njëjtën gjë kërkojnë edhe vartësit e tij, për të cilët SPAK ka ngritur, përveçse akuza për “shpërdorim detyre” edhe akuza për “falsifikim dokumentesh” dhe “abuzim me tenderët publikë”.
Me urdhër të SPAK, më 6 korrik, policia arrestoi Tushen dhe 10 vartësit e tij: Flamur Peqini, Xhemal Hasko, Blerta Turuku, Ani Simoni, Andri Mushaj, Margarita Gjermeni, Bujar Murati, Ibrahim Lami, Xhemal Hasko dhe Gazment Çela.
Për 7 prej të arrestuarve Gjykata e Posaçme dha masën “arrest me burg” – përfshirë këtu edhe ish-kryebashkiakun Tushe – ndërsa për 4 të tjerë “arrest shtëpie”.
Pas arrestimit të Tushes, Kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga detyra si kryebashkiak i Lushnjës dhe e përjashtoi atë nga Partia Socialiste.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta