Ish-kryeministri Mustafa bën thirrje të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e konsideron ‘serioze dhe të rrezikshme’ situatën në veri të vendit.
Në këto kushte, z. Mustafa u bënë thirrje krerëve të shtetit të jenë prezentë në vend, ndërsa shprehimisht kërkon nga Presidentja Vjosa Osmani të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
“Situata në veri të Kosovës është tepër serioze dhe e rrezikshme. Në një situatë të tillë , Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari duhet të jenë në Kosovë”, shkruan ai.
Me një reagim në faqen zyrtare në “Facebook”, Mustafa thotë se institucionet e Kosovë duhet të veprojnë në koordinimi të plotë me partnerët ndërkombëtarë.
“Në momente të tilla do duhej të thirret Këshilli i Sigurisë nga Presidentja e vendit dhe të ndërmerren masat e nevojshme duke u koordinuar me partnerët tanë, SHBA, BE, KFOR-in dhe institucionet relevante në Kosovë”, shkruan Mustafa.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta