Ish-luftëtari i UÇK-së: Kosova nuk ka nxjerrë as 2% të krimeve të serbëve

6 Nëntor 2020 | 08:41

Meçan Zotaj, ish-luftëtar i UÇK-së shprehu shqetësimin e tij për situatën aktuale dhe mos pajtimin me akuzat e bëra.

“Nuk pajtohemi sidomos me këtë pjesën që ata (Gjykata Speciale) përfshijnë luftën, kryesisht dokumente të gatuara në kuzhinat e Beogradit dhe të mbështetura nga disa shqiptar faqezinj edhe këtej nga Kosova por disa edhe andej nga Tirana,” – tha i revoltuar Meçan Zotaj.

Sipas këtij këto janë akuza të pabaza dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë një luftë të pasur teksa theksoi se pavarësisht se kanë pasur mundësi t’i bëjnë ato krime nuk i kanë kryer kurrë.

“Ne kemi bërë një luftë të drejtë, jo vetëm civilë, që ata pretendojnë, por ne dhe ushtarë serb kur i kemi zënë rob i kemi trajtuar në bazë të Konventave Ndërkombëtare për të Drejtat e Pengjeve dhe i kemi dorëzuar te fuqitë e mëdha për ndërrim të pengjeve ose dorëzim të pengjeve të luftës,” – u shpreh Zotaj.

Sipas tij akuzat e Speciales bëhen vetëm për të përçarë Kosovën ama sidoqoftë ish-luftëtari i UÇK-së tha me bindje se kjo nuk do të ndodhë.

Të gjitha forcat politike që kanë udhëhequr deri tani në këndvështrimin e tij nuk kanë bërë asgjë për të diferencuar viktimën nga agresori.

“Kosova nuk ka nxjerrë as 2% të krimeve. Ata (serbët) janë faktikisht që kanë masakruar, kanë përdhunuar, kanë djegur, kanë plaçkitur, kanë bërë çdo gjë ekstreme që nuk mund ta imagjinojë mendja e një njeriu normal,” – tha Meçan Zotaj për Euronews Albania.

Ai nuk la pa përmendur se dhe ish-komandantët e tyre që kanë kaluar nga uniforma ushtarake në politikë kanë pasur gabimet e tyre dhe neglizhencën për akuzat që duhet të kishin bërë.

Ndër të tjera Zotaj përmendi rastin “Panda” ku të rinj serb u vranë nga vet ushtria serbe vetëm për të akuzuar ushtrinë e Kosovës duke dashur të theksojë edhe njëherë se akuzat hedhur mbi ish-luftëtarët e UÇK-së janë vetëm pjellë e imagjinatës.

“Ata (serbët) fabrikojnë dhe janë të tmerrshëm. Po ta dijë populli i thjeshtë shqiptar por edhe populli i thjeshtë serb se çfarë imagjinate, çfarë fabrikacionesh bëjnë shërbimet ushtarake dhe policore serbe në zyrat e tyre do tmerrohen,” – përfundoi Zotaj.

 

Lexoni gjithashtu: 

Presidenti Thaçi jep dorëheqjen pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja

Dorëheqja e Thaçit, Milazim Krasniqi: Klasa politike në Kosovë duhet të jetë e bashkuar

Vjosa Osmani merr zyrtarisht postin e ushtrueses së detyrës së presidentes

Akuzat për krime lufte, udhëheqësit shqiptarë mbështesin Thaçin dhe ish-luftëtarët e UÇK-së

Komandanti i UÇK-së, që la armët për të drejtuar shtetin

Shqiptarët e Kosovës të zemëruar për aktakuzën ndaj Thaçit: Po krimet e serbëve?

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026