Ish-minatorët të indinjuar, humbin shpresën te partitë, thirrje ambasadorëve

10 Prill 2021 | 16:23

Mijëra ish minatorë në qarkun e Korçës prej më tepër se 20 vite luftojnë për miratimin e statusit të tyre,  i cili u garanton pension jo me pak se 300 mijë lek te vjetra.

Në gjithë qytetin e Pogradecit janë rreth 6000 minatorë që presin aprovimin për statusin e minatorit.

Sipas presidentit të sindikalistëve në qarkun e Korçës Llazi Kërxhalli më tepër investohet për fushata sesa për këtë grupim.

“Kjo problematikë që po ngremë ne, nuk është e sotmja. Kjo ka rreth 30 vite që ne kemi kërkuar statusin e minatorit dhe nëpërmjet atij të drejtat që i gëzon çdo minator në të gjithë rruzullin tokësor. Vetëm në Shqipëri nuk është dhënë statusi i minatorit”, tha Llazi Kërxhalli.

“E vërteta është kjo, që ne me shumë harxhojmë për reklama, për fasada sesa për t’u ardhur në ndihmë punonjësve. Po të hedhësh një sy periferik në gjithë minatorët është keqardhje për ti parë për arsye se mbi 50% e tyre vuajnë nga sëmundje profesionale, që do të thotë se edhe atë pension që marrin, nuk ju del dot as për barna e ushqime, ne ndihemi të indinjuar, sa të kemi frymë do e kërkojmë”, shton Presidenti i Sindikalistëve në qarkun e Korçës.

E pikërisht Beshir Çuka, ish-minator vuan nga 3 sëmundje profesionale. Sipas tij, pensioni nuk del as për ilaçe. Si ai, janë shumë.

“Ai pension nuk del. Se unë marr një pompë 50 mije lek. Unë marr pension 160 mijë lek, dhe 50 nga këto i marr në mënyrë private një pompë pa rimbursim, tha ish-minaori.

Po si puna ime ka shumë. Unë kam punuar 20 vite në minierë dhe pensioni është 160-170 mijë lek. Kjo është qesharake dhe është për të ardhur keq. Po të shikosh gjithë minatorët janë për të ardhur keq, nuk kanë mundësi as për të pirë një kafe. “

Llazi Kërxhalli nuk u bën më thirrje partive por ambasadorëve të huaj në vendin tonë, për të parë hallin këtij grupimi e për ti mbështetur ata.

“Ka ardhur koha që t’u bëjmë thirrje, të gjithë ambasadave të atashuara në Shqipëri në veçanti SHBA -ve dhe BE që të merren ato me këtë problem sepse ne kemi humbur besimin në forcat politike dhe qeveritë që vazhdojnë me fasada””, shprehet ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026