Ish-ministra, ish-gjeneralë dhe arkitekti i njohur kandidojnë për drejtimin e Prishtinës
Me 17 tetor qytetarët e Kosovës me të drejtë vote do t’u drejtohet kutive të votimit. Ata do të vendosin për drejtuesit e komunave të tyre në zgjedhjet e rregullta lokale.
Njëra nga garat me interesante dhe më e rëndësishme për partitë që garojnë në këto zgjedhje sigurisht është Prishtina.
Për drejtimin e kryeqytetit, në garë janë disa parti, por më kryesoret mbeten Vetëvendosje, LDK, PDK, AAK e Aleanca Kosova e Re.
Po kush janë personazhet që synojnë drejtimin e komunës së Prishtinës?
VV, qe tani ka ekzekutivin, Prishtinën e synon me Arben Vitinë, deri para pak kohë ministër i Shëndetësisë. Vitia la postin ne Ministri, për t’iu përkushtuar garës për kryeqytetin.
Nën siglën e LDK-së, këtë herë garës i ka hyrë një arkitekt i njohur ndërkombëtarisht. Ai është Perparim Rama, i cili më herët nuk ka qenë pjesë aktive e kësaj partie dhe i cili la Londrën për të pretenduar drejtimin e Prishtinës.
Garës për kryeqytetin nga radhët e PDK-së i ka hyrë edhe nënkryetari i saj, Uran Ismaili, dikur ministër i Shëndetësisë në qeverinë e Ranush Haradinajt.
Këtë post nga radhët e AAK-së e synon ish gjenerali i luftës çlirimtare, Daut Haradinaj, i cili ka qëlluar të jetë edhe vëllai i ish-drejtuesit tjetër te UÇK-se dhe ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Postin e të parit të Prishtinës e synon edhe Gëzim Mehmeti nga AKR-ja dhe Behgjet Pacolli.
Fushata e tyre në aspektin e mbarëvajtjes është më e mira, ku nuk ka tensione, nuk ka gjuhë të ashpër, e po ashtu janë respektuar masat anti-COVID.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta